Sport

Sot 55-vjeç, rinovon kontratën futbollisti japonez: “Do të luaj deri 60 vjeç”

12 Janar 2022, 11:57 Nga DOSJA
Sot 55-vjeç, rinovon kontratën futbollisti japonez: “Do

JAPONI – Lajmi i rrallë vjen nga Japonia, ku 54-vjeçari, i cili vazhdon ende aktivitetin sportiv, ka rinovuar kontratën me një skuadër të ligës së katërt të Japonisë.

Kazuyoshi Miura pranoi se kishte oferta nga disa klube rreth Japonisë, si dhe jashtë shtetit, pas largimit të tij nga skuadra e Yokohama FC në J-League, por zgjodhi një ekip ku përgjegjësia nuk do jetë dhe aq e madhe.

Sulmuesi mbush 55 vjeç muajin e ardhshëm dhe ka shprehur dëshirën të vazhdojë të luajë deri në moshën 60-vjeçare, që do të thotë më shumë se 40 vite futboll profesionist.

Miura ishte një nga lojtarët më të mirë në futbollin japonez, pas fillimit të J-League në 1993, duke udhëhequr skuadrën e tij Verdy Kawasaki drejt dy titujve të ligës dhe shënoi mbi 100 gola për klubin.

54-vjeçari gjithashtu bëri 89 paraqitje për kombëtaren e tij dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave në vend me 55 gola. Miura e bëri debutimin e tij në vitin e largët 1986.
B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport futbollisti me i vjeter japoni kontrata futbollisti me i vjeter japoni kontrata

Sondazh

Poll

Sport 12 Janar 2022, 14:25

Mino Raiola dërgohet me urgjencë në spital!

ITALI – Janë orë të vështira shëndetësore këto për Mino Raiolën. Menaxheri i famshëm italian është dërguar menjëherë në spitalin “San Raffaele”...