Politike

Deklarata e Escobar, Paloka: Këtë kutinë po ia kërkojmë Bashës, ai nuk e pranon

12 Janar 2022, 13:17 Nga DOSJA
Deklarata e Escobar, Paloka: Këtë kutinë po ia kërkojmë

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar për protestën e 8 Janarit. Paloka thotë se kutinë e votimit që thotë Escobar, ia kanë kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që në muajin shtator mirëpo ai nuk e pranoi këtë gjë.

REAGIMI I PALOKËS:

Kete kutine e votimit po i kerkojme Bashes qe ne shtator, po ai beri cdo gje , e coi PD drejt percarjes e shkatrrimit, vetem sepse nuk e pranon ate “kutine e votimit” !

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënon dhunën që u ushtrua gjatë protestës së 8 Janarit në Partinë Demokratike. Escobar tha në intervistën që do të transmetohet ditën e sotme në orën 18:00 se duhet të përdoret kutia e votimit dhe jo dhuna si përpjekje për të marrë një parti politike.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka escobar per berishen gabriel escobar edi paloka escobar per berishen gabriel escobar

Sondazh

Poll