Politike

Bisedë kokë më kokë në orët e vona, me kë dhe ku e kaloi natën kryeministri Rama (FOTOT)

28 Qershor 2019, 05:52 Nga DOSJA
Bisedë kokë më kokë në orët e vona, me kë dhe

Vlorë- Sot Partia Socialiste mbyll fushatën e saj elektorale, dy ditë nga ndajnë nga zgjedhjet e të dielës. Por Rama ka vendosur  që mitingun përmbyllës të fushatës ta zhvillojë në qytetin bregdetar të Vlorës. Pas mitingut djeshëm në Fier, ai është nisur drejt Vlorës, ku aty ka kaluar dhe natën, me qëllimin që sot të jetë prezent në takimin e fundit me socialistët.

Dosja.al ka siguruar disa foto, ku në to shfaqet kryeministri Edi Rama, në një nga lokalet e qytetit bregdetar, në zonën Lungomares. I veshur me një bluzë të bardhë, kryeministri shfaqet sport teksa bisedon me Sinan Idrizin, presidentit e “Flamurtarit”.  Rama shfaqet i fokusuar në bisedë, që ndoshta tema mund të jetë për aktualitetin politik.

 

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve. Këtë Rama e quajti çmendurinë e dytë të Presidentit. Por Meta gjatë mbrëmjes i dërgoi një letër publike Ramës ku i kërkon që të reflektojë lidhur mbi datën e zgjedhjeve lokale.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama vlorë sinan idrizi zgjedhjet e 30 qershorit edi rama vlorë sinan idrizi zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll