Politike

Djegia e KZAZ-së në Bushat, Kryemadhi: S’kemi lidhje, plan kriminal i Ramës dhe Lleshajt

27 Qershor 2019, 20:15 Nga DOSJA
Djegia e KZAZ-së në Bushat, Kryemadhi: S’kemi lidhje, plan

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas sulmit me molotov në KZAZ-në e Bushatit.

Në reagimin e saj, Kryemadhi shkruan se asnjë mbështetës i partisë që ajo drejton nuk është i përfshirë në sulm, duke u shprehur se e gjitha është e trilluar nga kryeministri Edi Rama. 

“Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe mashtruese të Ministrit të Brendshëm të inkriminuar gjer në fyt, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën,“-shkruan Kryemadhi. 

Reagimi i plotë i Kryemadhit: 

Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.
Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe mashtruese të Ministrit të Brendshëm të inkriminuar gjer në fyt, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën. Së shpejti do i tregojmë me emra e mbiemra këta autorë të këtij provokimi policesk.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë, qindra mijëra qytetarëve të tjerë tu qëndrojnë larg këtyre provokimeve të fëlliqura dhe që të mos bien pre e këtij skenari dhune të inskenuar nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj.

Qeveria do të zhvillojë zgjedhjet e Partisë Socialiste,me KZAZ e Partisë Socialiste në qendrat e votimit të Partisë Socialiste,me komisionerët e Partisë Socialiste,me numëruesit e Partisë Socialiste për ti dorëzuar në fund në KQZ socialiste.

Ne e njohim dhe jemi shumë mirë të informuar për planin kriminal të hartuar nga Edi Rama,personat e ngarkuar me emra të vërteta dhe emrat e rreme, planet operative kohën e fillimit e të mbarimit dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë por edhe që do të demaskohet shumë rreptë nga ne.

Ky plan është totalisht i dështuar, pavarësisht propagandës konfliktuale , përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.

Të gjithë tashmë e njohim këtë plan kriminal dhe kush mbyll sytë para tij është bashkëfajtor me të.

LSI dhe e gjithë Opozita e bashkuar do ti mposhtë me fuqinë e pamasë të paqes,masivitetit dhe dashurisë e dhimbjes për vendin që këta kriminelë në qeverisje duan ta shkatërrojnë për interesat e trafiqeve,krimit dhe mafias.

Mbrëmjen e sotme KZAZ-ja e Bushatit është sulmuar me bomba molotov. 3 policë kanë mbetur të plasgosur. Tom Doshi zotohet të zëvendësojë materialet zgjehdore. Policia shoqëron 9 persona dhe akuzon PD-në për sulmet. Ndërsa PD-ja pretendon se asnjë nga agresorët nuk është militant i PD-së dhe nuk mban përgjegjësi për sulmet. Ministri Lleshaj dhe kryeministri Edi Rama paralajmërojnë ndëshkimin e ligjit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi shkoder sulmi ne kzaz e bushtatit monika kryemadhi shkoder sulmi ne kzaz e bushtatit

Sondazh

Poll