Politike

“Më mirë të mos jesh aty”, Frrokaj tregon se çfarë do ndodhë me zgjedhjet: Vështirë ta liroj zyrën

27 Qershor 2019, 20:31 Nga DOSJA
“Më mirë të mos jesh aty”, Frrokaj tregon se

“Unë jam i detyruar të zbatoj dekretin e presidenti”. Kështu deklaron kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Në emisionin Opinion, ai tregoi se kur presidenti Meta nxori dekretin e parë, në zonën që administron bëri gati qendrat e votimit. Më pas kur Ilir Meta anuloi 30 qershorin, sipas tij u mbyllën qendrat e votimit.

“Unë jam i detyruar të zbatoj dekretin e presidenti. Udhëzimi i KQZ-së nuk është ligj, dekreti i presidentit është ligj. Është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos. Në fillim ne hapem qendrat e votimit, kur doli dekreti për anulimin e datës mbyllëm qendrat e votimit”, tha Fran Frrokaj.

Ai tregoi se ka kërkuar lirimin e të gjitha shkollave apo ambienteve të tjera ku mund të zhvillohet procesi zgjedhor.

“Shkollat janë në autoritetin e bashkisë dhe nëse do hapen pa lejen tonë kjo është një çështje force pastaj”, theksoi kryetari i Bashkisë së Lezhës.

“Kur bëhen dy budallenj mirë është të mos jesh aty. Çdo kryetar bashkie nuk duhet të jetë pjesë e një zënke”, tha më tej zoti Frrokaj.

I pyetur nëse do të lirojë zyrën, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ai tha: Nuk besoj që është kaq e thjeshtë dhe nuk besoj të kaloj kaq lehtë. Unë do t’i drejtohem gjykatës.

Marrë nga Opinion.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll