Politike

“Katërshja do që t’ia bëjë gropën Shqipërisë”/ Rama sulmon opozitën: Më 30 qershor ua thyejmë hundët kundërsht

27 Qershor 2019, 20:42 Nga DOSJA
“Katërshja do që t’ia bëjë gropën

FIER- Kryeministri Edi Rama u shpreh se katërshja opozitare Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, janë ata që duan t’i bëjnë gropën Shqipërisë.

Ai u shpreh se ata po përpiqen të bëjnë me vendin atë që as armiqtë e kombit shqiptar nuk do ta bënin, por kjo gjë nuk do të lejohet.

Data 30 qershor është një datë ku duhet të shkojmë dhe t’ua thyejnmë hundët kundërshtarëve. Ata nuk na kanë sfiduar ne, por si piopull, si shtet, si komb dhe e kanë me qëllim.

Kanë qenë të vetëdijshëm dhe i kanë hyrë një rruge që do e kishin zili armiqtë tanë më të besuar.

Këta duan që Shqipërisë t’ia bëjnë gropën shqiptarët. 

Por nëse ka pasur Haxhi Qamilë që kanë dashur t’ia bëjnë për pak kohë gropën vendit, këta do të bien në gropë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën e tij elektorale në Vorë dhe Fier, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë.Gjatë takimeve, Rama nuk la pa thumbuar edhe vendimin e Metës për datën e re të zgjedhjeve lokale. Rama siguroi se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne fier ilir meta lulzim basha monika kryemadhi sali berisha edi rama ne fier ilir meta lulzim basha monika kryemadhi sali berisha

Sondazh

Poll