Politike

Sulmet në KZAZ-në e Bushatit, Rama: Shfaqje e egër dëshpërimi, ndëshkimi do të jetë shembullor

27 Qershor 2019, 19:48 Nga DOSJA
Sulmet në KZAZ-në e Bushatit, Rama: Shfaqje e egër

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve me bomba molotov ndaj KZAZ-ve të Bushtatit në Shkodër.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se sulmi është një shfaqje e egër e dëshpërimit të Kryemadhit, Berishës, Metës dhe Bashës.

“Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurtë me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë. Ndëshkimi do jetë shembullor,”-shkruan Rama. 

Mbrëmjen e sotme KZAZ-ja e Bushatit është sulmuar me bomba molotov. 3 policë kanë mbetur të plasgosur. Tom Doshi zotohet të zëvendësojë materialet zgjehdore. Policia shoqëron 9 persona dhe akuzon PD-në për sulmet. Ndërsa PD-ja pretendon se asnjë nga agresorët nuk është militant i PD-së dhe nuk mban përgjegjësi për sulmet. Ministri Lleshaj paralajmëron për zbatimin e ligjit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama shkoder sulmi ne kzaz e bushtatit zgjedhjet lokale 2019 edi rama shkoder sulmi ne kzaz e bushtatit zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll