Bota

Kryeministri bullgar në karantinë, vihet në pikëpyetje vizita në Maqedoninë e Veriut

11 Janar 2022, 10:46 Nga DOSJA
Kryeministri bullgar në karantinë, vihet në pikëpyetje

BULLGARI– Kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe shefja e kabinetit të tij Lena Borislavova, janë në karantinë pasi kryetari i Kuvendit Nikola Minçev rezultoi pozitiv me Covid-19 pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Alsat raporton se shërbimi për shtyp i qeverisë tha se është ende e paqartë nëse takimi me organizatat e punëdhënësve në Këshillin e Ministrave të planifikuar për pasditen e sotme do të anulohet.

“Siç janë rregullat për të gjithë të tjerët, ashtu do të jenë edhe për ne dhe do t’i respektojmë ato”,– tha shërbimi i qeverisë.

E paqartë gjithashtu ngelet edhe vizita e paralajmëruar e Petkovit për më 18 janar në Maqedoninë e Veriut. Petkov ka planifikuar takim me kryeministrin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, qeveria e të cilit duhet të zgjidhet gjatë kësaj fundjave.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dimitar kovaçevski kiril petkov maqedonia e veriut nikola minçev dimitar kovaçevski kiril petkov maqedonia e veriut nikola minçev

Sondazh

Poll