Bota

Gjykata Speciale në Hagë, Haradinaj: Formimi i Brigadës138, serbët i dinë pasojat

11 Janar 2022, 11:17 Nga DOSJA
Gjykata Speciale në Hagë, Haradinaj: Formimi i Brigadës138,

HAGË- Seanca e dëshmive në Gjykatën Speciale në Hagë ka vijuar me dëshminë e ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj. Mediat vendase raportojnë se Haradinaj ka thënë se është kthyer në Kosovë në momentin kur e ka marrë vesh se është sulmuar familja Haradinaj në Gllogjan të Deçanit. 

Teksa ka folur për sumin e familjes Haradinaj në Deçan ka folur edhe për formimin e “Brigadës 138” , në Koshare. Ai ka theksuar se për formimin e kësaj brigade kanë qenë në konsultim me oficerët amerikan dhe shqiptarë.

“Legalisht unë hi në Kosovë si i armatosur më 1 janar 1998. Kthehem shkoj në Australi dhe atje e marr vesh se sulmohet fshati im, konkretisht kushëriri im, ose familja, Haradinaj, Ramush Haradinaj. Prej atje e kam ndërpre vizitën dhe jam kthyer në Kosovë me 1 prill ose 2 prill të vitit 1998 dhe kam ndejt aty derisa jam plagosur. Më vonë me kontributet e mia dhe të shokëve të mi kemi arritur të krijojmë ‘Brigadën 138’ në koshare që është i vetmi vend ku merret kazerma ushtarake. Ajo në Koshare është specifike sepse kemi qenë në konsultim me oficerë amerikan dhe shqiptar dhe mendoj se serbët i dinë mirë pasojat e kësaj lufte dhe kësaj Brigade. Madje po xhirojnë film për këtë duke e quajtur xhehenemi ose ferri i Koshares”, ka thënë ai.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni gjykata speciale ne hage nasim haradinaj gjykata speciale ne hage nasim haradinaj

Sondazh

Poll