Politike

VD-Përfundon mbledhja e Kryesisë, Rama: Diskutuam për 15 janarin dhe Kongresin

11 Janar 2022, 09:24 Nga DOSJA
VD-Përfundon mbledhja e Kryesisë, Rama: Diskutuam për 15 janarin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama zbuloi për gazetarët se në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste u diskutua për organizimet që do të bëhen më 15 janar si dhe për Kongesin që do të mbahet me 29 janar. Rama tha se në Kongresin e PS-së do të adresohen sfidat e partisë dhe të qeverisë si shprehje për 4 vitet që po vijnë në vijim.


‘Faleminderit që jeni kaq të dashur sa të ndiqni gjithë mbledhjet e partisë që janë të rëndësishme për ne, por jo gjithmonë kanë interes publik. Në respektin tuaj po them çfarë mund të jetë në interes, kemi diskutuar për 15 janarin, një aktivitet i rinisë socialiste, në funksion të një riorganizimi tërësor të gjithë rrjetit rinor të PS por edhe përtej. E dyta është Kongresi që do të adresojë sfidat e partisë dhe të qeverisë si shprehje për 4 vitet që vijnë.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Kryesia e PS, Rama: Kemi Kongres. Me kë nga PD do bashkëpunoj? S’kanë legjitimitet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kryesia e ps 11 janar 2022 edi rama kryesia e ps 11 janar 2022

Sondazh

Poll