Bota

Tërmet me magnitudë 6,4 ballë godet Qipron, banorët të frikësuar: Zgjati shumë

11 Janar 2022, 08:15 Nga DOSJA
Tërmet me magnitudë 6,4 ballë godet Qipron, banorët të

QIPRO- Një tërmet i fortë është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qipro. CNN raporton se sipas Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës vlerësoi se magnituda e tërmetit ishte 6.4 ballë të shkallës Rihter. Sipas banorëve, tërmeti zgjati shumë .

Tërmeti goditi në orën 03:07, në një thellësi prej 19.6 kilometrash, 112 kilometra në perëndim-veriperëndim të Limasoli. Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Qiproja ndodhet në një zonë me aktivitet intensiv sizmik , ku pllaka tektonike euroaziatike takohet me atë afrikane. Një tërmet me magnitudë 6.8 më 9 tetor 1996, vrau të paktën dy persona dhe dëmtoi shtëpi në Paphos dhe Limasol.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota termet ne qipro termet ne qipro

Sondazh

Poll