Bota

Ambasadori amerikan takohet me Kurtin: Shpresoj ta vazhdojmë bashkëpunimin që kemi

10 Janar 2022, 17:58 Nga DOSJA
Ambasadori amerikan takohet me Kurtin: Shpresoj ta vazhdojmë

KOSOVË- Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është pritur nga kryeministri Albin Kurti në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës. Gazeta Ekspress shkruan se ambasadori Hovenier tha se shpreson që ta vazhdojë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, ndërsa tregoi se me Kurtin biseduan për një varg çështjesh.

“Jam i nderuar që në fund të ditës sime të parë si ambasador i SHBA-së këtu, pata rastin që të takohem me kryeministrin Kurti dhe ekipin e tij dhe të bisedoj për një varg çështjesh të interesit të përbashkët në fushat të cilat i përmendi kryeministri”, tha Hovenier.

Nga ana tjetër Kurti tha se pret ta thellojë bashkëpunimin dhe partneritetin me SHBA-në, ndërsa shprehu falenderimin për kontributin e SHBA-së në çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë dhe mirëmbajtjen e paqes.

Pres që të kemi bashkëpunim të ngushtë për marrëdhënie sa më të mira midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që ta thellojmë dhe zgjerojmë partneritetin dhe alenacën tonë e cila shtrihet në shumë fusha, prej sundimit të ligjit, demokracisë, qeverisjes së mirë, investimeve në ekonomi e deri te mbrojtja dhe siguria, paqja e qëndrueshme e stabiliteti afatgjatë”, tha Kurti.

LAJMI KRYESOR: Jeff Hovenier sot merr detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti jeff hovenier albin kurti jeff hovenier

Sondazh

Poll