Bota

Kosova, “atdheu” i kriptomonedhave, fermat vjedhin energjinë në Mitrovicën Veriore

10 Janar 2022, 18:18 Nga DOSJA
Kosova, “atdheu” i kriptomonedhave, fermat vjedhin energjinë

KOSOVË- Kosova ishte vendi ideal për të prodhuar monedhën virtuale. Mitrovica e Veriut dhe ajo e Jugut ishin parajsa e kriptomonedhave sepse atje energjia elektrike nuk paguhej. Vendimi i qeverisë së Kosovës për të ndaluar prodhimin e kriptove nuk është mirëpritur nga të gjithë. Milot Mehmeti nga Kosova thotë se prej vitesh edhe ai ka prodhuar kriptomonedha, por ndryshe nga kolegët e tij të Mitrovicës ai e paguante faturën e energjisë elektrike.

Unë kam filluar të investoj në pajisjet minierë në vitin 2015. Kanë qenë mbi 365 kartela grafike të cilat janë konfiguruar për të bërë minierën e kriptovalutave.

Për në Kosovë ka lulëzuar prodhimi i kriptomonedhës?

Duke mos pasur mundësi të gjedh veten në tregun e punës për shkak të ekonomisë të vendit njerëzit kanë filluar të investojnë në kriptomonedha. Ndërsa arsyeja se përse janë fokusuar minierat e kriptos në Mitrovicë është sepse atje nuk paguhet energjia elektrike.

Në cilin muaj ke prodhuar më shumë para nga kriptot?

Në vitet 2016-2017 ka qenë përfitimi diku tek 10 mijë euro dhe 2-3 mijë Euro kanë qenë kosto për të paguar energjinë elektrike.

Fermat e mëdha të bitcoinit të Shqipërisë u transferuan në Mitrovicë për të qenë larg kontrollit të shtetit. Në Shqipëri nëse ngre një fermë që prodhon bitcoin duhet të vjedhësh energjinë elektrike, por vjedhja e energjisë elektrike ndodh vetëm nëse me punonjësin e OSHE-së dhe atë të policisë ndan fitimin që të jep kjo fermë, në të kundërt rrezikon të përfundosh me pranga në duar.

A ka miniera të mëdha nga Shqipëria në Kosovë, pra investitorët i kemi shqiptarë?

Po ka sepse këtu energjia elektrike është shumë e lirë, ndërsa në Mitrovicë nuk paguhet fare.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosove kriptovalutat milot mehmeti kosove kriptovalutat milot mehmeti

Sondazh

Poll