Bota

Gripi i shpendëve kërcënim dhe për njerëzit, del mutacioni që mund të transmetohet

10 Janar 2022, 17:45 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve kërcënim dhe për njerëzit, del

GREQI- Gripi i shpendëve ose (H5N1), i cili ka vrarë miliona shpend në Evropë dhe Azi ka ndryshuar me shpejtësi dhe mund të transmetohet tek njerëzit. ToVima shkruan se këtë gjë e ka paralajmëruar Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE).

Këtë herë situata është më e vështirë dhe më e rrezikshme sepse po shohim të shfaqen mutacione të reja, gjë që e bën të vështirë monitorimin e tyre. Rreziku është se ai përfundimisht do të ndryshojë ose do të kalojë me viruset e gripit njerëzor dhe mund të transmetohet midis njerëzve,” tha për kryetarja e OIE, Monique Elua.

Mutacioni i gripit të shpendëve ka shkaktuar shpërthime të mëdha në fermat e pulave gjatë dekadës së kaluar dhe është transmetuar disa herë tek njerëzit, zakonisht punëtorët e pulave. Sipas OIE, rreth 850 persona në vende të ndryshme janë infektuar nga mutacioni që qarkullon tani në Evropë dhe Azi.

Një total prej 15 vendesh raportuan epidemi gripi në fermat e shpendëve nga tetori deri në fund të dhjetorit, ku shumica i atribuohen H5N1. Italia ishte vendi më i goditur me 285 shpërthime dhe rreth 4 milionë zogj të vrarë, sipas të dhënave të OIE. Shpërthimet duket se përkeqësohen gjatë vjeshtës, kur infeksioni transmetohet nga zogjtë shtegtarë.

Lloji H5N6 gjithashtu mund të transmetohet në mënyrë sporadike te njerëzit. Vitin e kaluar, Kina raportoi 21 raste, krahasuar me vetëm 5 në 2019, dhe të paktën gjashtë persona vdiqën. Shumica e pacientëve punonin në fermat e shpendëve dhe nuk u konfirmua asnjë rast transmetimi nga njeriu te njeriu.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni gripi i shpendeve h5n1 gripi i shpendeve h5n1

Sondazh

Poll