Bota

Gafa e televizionit grek, vendosi flamurin australian nën hartën e Kosovës

10 Janar 2022, 16:38 Nga DOSJA
Gafa e televizionit grek, vendosi flamurin australian nën hartën e

GREQI – Televizioni publik i Greqisë “EPT3”, ka bërë një gabim duke ngatërruar flamurin e Kosovës me atë të Australisë, në ndeshjen e hendbollit ku dardanët përballeshin me Greqinë.

Sipas Zougla kjo ndodhi gjatë transmetimit të ndeshjes Greqi – Kosovë. Mirëpo, ky gabim u korrigjua shpejt nga televizioni publik grek, i cili më vonë zëvendësoi flamurin e Kosovës me të duhurin. Përsa i përket ndeshjes, Kosova ishte e pafat dhe humbi me shifrat 26:25.

Ky takim ishte i vlefshëm për kualifikimet e Botërorit 2023, për të cilin Kosova tashmë nuk ka gjasa të kualifikohet. Kosova pozicionohet në vendin e fundit të Grupit 1 me vetëm një pikë të grumbulluar në katër ndeshjet. Djemtë e Kosovës do të luajnë edhe dy ndeshje: Më 12 janar do të luajnë kundër Turqisë, ndërsa dy ditë më vonë do të udhëtojnë për në Belgjikë.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni australia flamuri i kosoves media greke australia flamuri i kosoves media greke

Sondazh

Poll