Bota

‘Ministrat nuk dinë të flasin anglisht”, Çekia rrezikon të izolohet nga BE

10 Janar 2022, 13:24 Nga DOSJA
‘Ministrat nuk dinë të flasin anglisht”, Çekia

EUROPA- Qeveria e re e Republikës Çeke rrezikon të izolohet nga Bashkimi Evropian. The guardian raporton se shkak për këtë është bërë mungesa e ministrave të cilët e zotërojnë dhe e flasin gjuhën angleze, e cila mbetet gjuha e punës për BE-në.

Ishte gazeta Hospodářské Noviny, e cila ngriti shqetësime për fenomenin dhe mënyrën se si “qeveria e Fialës do të përballojë kur vendi ta marrë presidencën e radhës së BE-së në korrik, një përgjegjësi që sfidon aftësinë e ministrave për të komunikuar me politikanët e huaj.” Hospodářské Noviny raportoi se disa ministra kyç nuk ishin të aftë taë flisnin gjuhën angleze për të komunikuar me zyrtarë të lartë të BE-së.

Pesë nga 18 ministra të kabinetit pranuan se zotëronin ose vetëm “nivel turistik” ose pak anglisht dhe thanë se do të mbështeteshin te përkthyes në tubimet evropiane një qasje që komentuesit e quanin si të pamjaftueshme, sepse ajo anashkalon rëndësinë e kontakteve ballë për ballë në seancat joformale, ku përgjithësisht mungojnë përkthyes. 

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota be çekia be çekia

Sondazh

Poll