Politike

‘Ikën votat Monika! Na i morën!’, Rama: Fallxhorja i çmendi të gjithë, edhe Neritani mallkon rrugëve

27 Qershor 2019, 17:41 Nga DOSJA
‘Ikën votat Monika! Na i morën!’, Rama: Fallxhorja i

VORË– Kryeministri Edi Rama nga një takim elektoral në Vorë nuk ka lënë pa ironizuar akuzat e opozitës për blerjen e votave nga maxhoranca. 

Teksa fliste për ankesat e Kryemadhit për blerjen e votave, Rama ka imituar edhe një prej mikeve të saj më të ngushta, ish-deputeten Nora Malaj.

E di shpirti i Fiqos se çfarë ka hequr nga aleatja që është bashkuar me kryetarin e Fiqos për të luftuar kundër të gjitha të këqijave se këta në fakt kanë ardhur nga hëna. Nuk ishin këtu në Vorë. Ka edhe atë Norën afër që thotë: Monika ç’bëhet kështu? Ikën votat Monika! Na i morën,”-tha Rama. 

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe mallkimet e profesorit të njohur, Neritan Cekës për personat që votojnë më 30 qershor.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

E mbani mend atë lojën me kanoçe dhe flisnim me telefon. Fallxhora vë filxhanin në vesh dhe dëgjon Zotin që i thotë: Mona shpëtojë Shqipërinë nga blerja e votës. Edhe këtu në Vorë e di shpirti i Fiqos se çfarë ka hequr nga aleatja që është bashkuar me kryetarin e Fiqos për të luftuar kundër të gjitha të këqijave se këta në fakt kanë ardhur nga hëna. Nuk ishin këtu në Vorë. Ka edhe atë Norën afër që thotë: Monika çbëhet kështu? Ikën votat Monika! Na i morën. Po çështë kjo estradë more. Më 30 qershor të gjithë duhet t’i grumbullojmë një nga një dhe tja zhysim votën si me i pasnë kuti. Për Gimin nuk po flas, se nuk është doctor shkencash si Monika. Na falni ju profesorët këtu. Jam shumë i gëzuar që takova këtu një profesor, Ethem Rugën.  Profesorët kishin një lloj imuniteti, por tani na doli Neritani që mallkon rrugëve. Ju qërrofshin sytë etj. E thotë mirë Shvejku: Mirë që u çmendën po pse të gjithë përnjëherë. I çmendi të gjithë fallxhorja. I hodhi në erë. Kështu që t’i lëmë në dhimbjen e tyre dhe në frikën e tyre.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën e tij elektorale në Vorë dhe Fier, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë.Gjatë takimeve, Rama nuk la pa thumbuar edhe vendimin e Metës për datën e re të zgjedhjeve lokale. Rama siguroi se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne vore mallkimet e neritan cekes monika kryemadhi nora malaj edi rama edi rama ne vore mallkimet e neritan cekes monika kryemadhi nora malaj

Sondazh

Poll