Bota

VIDEO / Policët shpëtojnë pilotin e avionit pak para përplasjes fatale me trenin

10 Janar 2022, 08:52 Nga DOSJA
VIDEO / Policët shpëtojnë pilotin e avionit pak para

LOS ANXHELES/SHBA – Një pilot, i cili sapo ishte rrëzuar me avionin e tij, është shpëtuar mrekullisht nga oficerët e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit, vetëm pak sekonda përpara se një tren të përplasej me aeroplanin.

Pamjet tronditëse të kësaj ndërhyrjeje dhe përplasjes së fortë mes trenit dhe aeroplanit janë bërë menjëherë virale, teksa në pamjet e kamerës së trupit të policisë, oficerët mund të shiheshin duke garuar për të tërhequr pilotin e plagosur rëndë nga avioni i tij, i cili ishte rrëzuar në një linjë treni në rrugën San Fernando dhe Rrugën Osborne.

Vetëm pak sekonda pasi nxorrën pilotin e gjakosur, treni mund të shihej duke e copëtuar avionin. Piloti, i cili mori trajtim mjekësor për gërvishtje dhe mavijosje, është në gjendje të qëndrueshme. Nuk raportohet për të lënduar në tren.

Foothill Division Officers displayed heroism and quick action by saving the life of a pilot who made an emergency landing on the railroad tracks at San Fernando Rd. and Osborne St., just before an oncoming train collided with the aircraft. pic.twitter.com/DDxtGGIIMo

— LAPD HQ (@LAPDHQ) January 10, 2022

Marrë nga dailynews.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota los angeles shba los angeles shba

Sondazh

Poll