Bota

Sulmi në Kapitol/ Ligjvënësit: Donald Trump nuk i shpëton përgjegjësisë penale

10 Janar 2022, 08:01 Nga DOSJA
Sulmi në Kapitol/ Ligjvënësit: Donald Trump nuk i shpëton

SHBA- Ish-presidenti i SHBA Donald Trump nuk mund të fshihet pas imunitetit nga ndjekja penale dhe përballet me mundësinë që të mos kandidojë për poste publike për rolin e tij në sulmin në Kapitol. The guardian raporton se ligjvënësit nga të dyja partitë kryesore, përfshirë republikanët e moderuar , paralajmëruan të dielën se Trump nuk do të anashkalohet nga përgjegjësia penale nëse dalin prova se ai e ka koordinuar në mënyrë aktive sulmin.

Ndërsa çështja nëse ish-presidenti ka thyer ligjin po ngrihet me shpejtësi në axhendën politike, Kongresi po shqyrton gjithashtu një rrugë tjetër të mundshme për ta mbajtur Trumpin përgjegjës për dhunën e një viti më parë. Një senator republikan, Mike Rounds tha se se çdo imunitet nga ndjekja penale që Trump gëzonte ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë u zhduk më 20 janar 2021, kur ai u largua nga detyra.

“Mburoja e presidencës nuk ekziston për dikë që është ish-president, të gjithë në këtë vend i nënshtrohen gjykatave të këtij vendi,”-tha Rounds.

Një turmë e mbështetësve të zotit Trump sulmoi Kapitolin, ndërpreu çertifikimin zyrtar nga Kongresi i fitores së Presidentit Joe Biden, u përlesh me një forcë të mbingarkuar policie dhe zaptoi Dhomën e Përfaqësuesve dhe sallën e Senatit. Sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, shkaktoi vdekjen e pesë personave, përfshirë një oficer policie dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll