Aktualitet

Djokoviç lirohet nga gjyqtari Kelly! Por nuk ka mbaruar, Qeveria mund të apelojë…

10 Janar 2022, 09:57 Nga DOSJA

AUSTRALI – Novak Djokoviç arriti fitoren e parë të rëndësishme në aferën e hyrjes së tij në territorin australian.

Të hënën, serbi pa gjyqtarin Anthony Kelly të gjykatës federale në Melburnit të revokojë anulimin e vizës së tij, të vendosur nga autoritetet federale kur lojtari mbërriti në Australi. Gjyqtari gjithashtu kërkoi lirimin, brenda 30 minutave nga vendimi, të Djokovicit nga qendra ku ai mbahej.

Tenisti serb ishte i pranishëm me avokatët e tij në momentin e seancës, e cila u mbajt virtualisht, pa u saktësuar nëse ata ndodheshin në hotelin ku po qëndronte sportisti, apo diku tjetër. Gjatë rrjedhës së debateve, gjyqtari Kelly dukej se anonte në favor të kampionit, duke pyetur në veçanti: “Çfarë mund të kishte bërë më shumë ky njeri?”, duke rishikuar procesin që çoi në situatën aktuale.

Por qeveria federale ka ende mundësinë për rekurs kundër lojtarit me njëzet tituj Grand Slam, i cili për këtë arsye nuk është ende i sigurt, në se do të jetë në gjendje të luajë “Australian Open”, që fillon pas një jave.

Christopher Tan, avokati që përfaqëson autoritetet australiane në seancë, paralajmëroi gjithashtu gjyqtarin Kelly se ministri i Emigracionit do të vlerësonte mundësinë e përdorimit të “fuqisë së tij personale për të anuluar vendimin”, pasi ndalimi i mëparshëm ishte për shkak të shërbimeve të Ministrisë së Brendshme. “Faleminderit që më paralajmëruat,”– u përgjigj gjykatësi, “do të isha shumë i zemëruar ta mësoja këtë mbrëmje (tashmë ishte vonë pasdite në Melburn) ose nesër.”

Diskutimi mes dy burrave, për më tepër, sugjeroi që nëse Alex Hawkes, ministri i Emigracionit, do të merrte këtë vendim (përballë të cilit një apel do të ishte i mundur, por më i vështirë për t’u arritur), ai do të shoqërohej me një afat 3-vjeçar ndalimi hyrjeje për Djokovicin, i cili më pas do të privohej nga “Australian Open” deri në vitin 2025. “Aksionet janë edhe më të mëdha tani,”- vuri në dukje gjyqtari Anthony Kelly.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sport alex hawkes avokati që përfaqëson autoritetet australiane christopher tan gjyqtarin anthony kelly të gjykatës federale në melburn ministri i emigracionit novak djokoviç për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic tenisti novak djokoviç alex hawkes avokati që përfaqëson autoritetet australiane christopher tan gjyqtarin anthony kelly të gjykatës federale në melburn ministri i emigracionit novak djokoviç për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic tenisti novak djokoviç

Sondazh

Poll