Aktualitet

Gjyshi i 3-vjeçarit: Nipi mund të ketë rënë nga shkallët dhe nuk është mbytur

10 Janar 2022, 09:47 Nga DOSJA
Gjyshi i 3-vjeçarit: Nipi mund të ketë rënë nga

FIER – Gjyshi i 3-vjeçarit i cili humbi jetën në mënyrë ende të paqartë në ambientet e kopshtit ku ai shkonte në qytetin e Fierit, u shpreh se kanë dyshime se nipi mund të jetë rrëzuar nga shkallët.

Duke folur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Fierit, ku së bashku me të afërmit e tjerë kishin dalë për të kërkuar drejtësi për nipin e vogël, gjyshi u shpreh se nuk e besojnë variantin e dhënë nga pronarët e kopshtit dhe as nga grupi hetimor deri më tani, ndërsa ka kërkuar hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Nuk mund të jetë ashtu sikurse thonë ata. O ka rënë nëpër shkallë, o Zoti lart e di.”, u shpreh gjyshi i 3-vjeçarit.

LAJMI KRYESOR: Vdekja e 3-vjeçarit në Fier,familjarët protestë para Prokurorisë:Të zbardhet ngjarja

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet familjaret proteste te prokuroria vdes 3 vjecari ne fier familjaret proteste te prokuroria vdes 3 vjecari ne fier

Sondazh

Poll