Sociale

Peticioni/ Mjekët e rinj bojkotojnë shërbimet 24 orëshe në QSUT, ja pesë kërkesat e tyre

Ata i kanë dërguar një peticion Ministrisë së Shëndetësisë, QSUT-së, Dekanit dhe Urdhrit të mjekut, ku mjekët e rinj specializantë shpjegojnë arsyet që i kanë çuar në marrjen e këtij vendimi për të bojkotuar shërbimet 24 orëshe në QSUT.
Featured image of article: Peticioni/ Mjekët e rinj bojkotojnë shërbimet 24 orëshe në QSUT, ja pesë kërkesat e tyre QSUT

TIRANË- Shoqata e Specializantëve dhe Mjekëve të rinj Shqiptarë deklaron se kanë vendosur që të bojkotojnë shërbimet 24 orëshe në QSUT deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata i kanë dërguar një peticion Ministrisë së Shëndetësisë, QSUT-së, Dekanit dhe Urdhrit të mjekut, ku mjekët e rinj specializantë shpjegojnë arsyet që i kanë çuar në marrjen e këtij vendimi për të bojkotuar shërbimet 24 orëshe në QSUT.

Në kërkesën e tyre ata kërkojnë pagimin e shërbimeve 24 orëshe, rikthimin e dhomës së specializantë me kushtet bazike, sigurimin e ushqimit, heqjen e tarifës së parkingut dhe respektimin e kontratës sipas Kodit të Punës.

Statusi i plotë:

Duke qene se: sherbimet 24 oreshe te mjekeve specializante nuk paguhen, duke mos pasur emrin te lista e menses se QSUT, duke u detyruar te gjithe specializantet te paguajne faturat e parkingut brenda ambjenteve te QSUT dhe qe gjate gjithe kohes punojne ne kushte ekstremisht te veshtira dhe shpesh here nen agresion fizik e verbal, me ne fund vjen qershia mbi torte: specializantet e kirurgjise tashme nuk kane me as dhomen e tyre ne urgjencen e QSUT; Qe sot ne kemi marre kete iniciative nen mbeshtetjen edhe te shume mjekeve primare…Turp…!

Kërkesa me 5 pikat

(a.m/dosja.al)

Shto Koment