Bota

VIDEO/‘Mos ma lësho baterinë se s’jam qorr’, Labinot Tahiri përplaset me policinë

10 Janar 2022, 06:57 Nga DOSJA
VIDEO/‘Mos ma lësho baterinë se s’jam qorr’, Labinot

KOSOVË – Këngëtari, njëherazi edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri është përplasur verbalisht me disa zyrtarë të Policisë së Kosovës në një lokal ku ai ishte duke kënduar.

Përplasja mes tyre nisi kur Policia e Kosovës ka ndërhyrë në lokal për të ndërprerë punën pasi nuk po respektoheshin masat anti-Covid. Në këtë moment ka ndërhyrë Labinot Tahiri, i cili me mikrofon në dorë, i ka kërkuar atyre që të mos ta ndërprisnin atë së kënduari, sepse sipas tij nuk e meritonte, ndërsa u premtoi që për 10 minuta do të ishte ai i pari që do të dilte nga klubi.

“Mos ma lësho baterinë se s’jam qorr – kam respekt për juve, e dini fort mirë. Çdo polic i Kosovës dhe i Shqipërisë sa herë ka pasur nevojë për Labinot Tahirin kam dalur në borë e në shi. Më mirë është me u kënaq edhe 10 minuta. Ne e respektojmë ligjin edhe juve, zoti ju bekoftë juve se ju e keni punën më të vështirë. Edhe 10 minuta e përfundojmë, veç me ma ndalë mikronin se meritoj. 10 minuta, unë i pari dalë”, u shpreh Labinot Tahiri ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ish-deputeti i kosoves kengetari kosovar labinot tahiri ish-deputeti i kosoves kengetari kosovar labinot tahiri

Sondazh

Poll