Aktualitet

Atentat në Fushë Krujë, plagoset ish-polici Bejtja, i përfshirë në vrasjen e Lamajt

9 Janar 2022, 17:41 Nga DOSJA
Atentat në Fushë Krujë, plagoset ish-polici Bejtja, i

FUSHË KRUJË- Gentjan Bejtja, 41 vjeç, banues në fshatin Larushk të Fushë Krujës ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në afërsi të një karburanti në Larushk të Fushë Krujës. Bejtja ka qenë duke udhëtuar me makinë, ku pasagjer ishte Klodjan Stafuka, 31 vjeç në momentin që iu zu pritë në afërsi të karburantit. Drejt tyre u qëllua nga një makinë në lëvizje me kallashnikov, por plumbi kapi vetëm Bejtjen në njërin krah. Ndërsa Stafuka mori dëmtime në kokë e u plagos, pasi 41-vjeçari humbi kontrollit e mjetit e doli nga rruga pas plagosjes.

Të dy janë dërguar në spitalin e Traumës ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore. I pari që la spitalin ishte Stafuka, i cili është otografuar teksa del në holl dhe takon të afërmit që prisnin me ankth tëdinin gjendjen e tij shëndetësore. Përpara grupit hetimor, 31-vjeçari është shprehur se nuk ka konflikte me askënd, por që atentatorët i kishin zënë në befasi. Ndërsa Bejtja, është shprehur se nuk ka arritur që t’i njohë atentatorët. 

Kamerat e karburantit ku ndodhi ngjarja janë sekuestruar dhe janë në duart e hetuesve që kanë në duar dosjen në fjalë. Pista kryesore është e shkuara e Bejtjes dhe e Stafukës pasi të dy rezultojnë të jenë persona me precedentë penalë.

Konkretisht, Gentjan Bejtja në vitin 2016 i ka shpëtuar një atentati me minë të telekomanduar. Automjeti i tij, tip “Tuareg” me targa ‘AA 020 BH’ u hodh në erë në Nikël të Krujës dhe Bejtja mbeti i plagosur rëndë. Ai rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës. Bejtja ka qenë polic në burgun e Fushë Krujës, por u largua nga radhët e unifromave për t’ju bashkuar një tjetër rruge.

Ngjarja më e bujshme ku atij i është përmendur emri është vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj, e ndodhur në vitin 2013. Emri i Bejtjes u bë publik më 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, i cili ra pre e një atentati në rrugën “Petro Korçari”, pranë banesës së tij. Bejtja bashkë me Enver Stafukën (i rrëmbyer dhe zhdukur që nga mbrëmja e 8 shkurtit 2015).

Të dy vodhën makinën e llojit “BMë” që u përdor në vrasjen e kryekomisar Lamajt në vitin 2013. Automjeti i ishte vjedhur një ditë para vrasjes në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës dhe pas krimit, autorët e vrasjes e dogjën pranë Domjes në Tiranë. Bejtja dhe Stafuka u vunë në pranga në atë kohë nga policia, por u liruan në vitin 2015, vit kur ky i fundit u rrëmbye.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

I shpëtoi atentatit në Larushk, kushëriri i Gentian Bejtjes: Ka jetuar në Itali

FOTOJA-Klodjan Stafuka del nga Trauma me këmbët e tij: Atentatorët na zunë në befasi

FOTOT nga Trauma, Stafuka konsumon cigare, Bejtja i fashuar mes policëve

FOTO: Ky është Bejtja që u plagos me kallashnikov, mik i të zhdukurit Enver Stafuka

Atentati në Fushë Krujë, policia: Bejtja u qëllua me armë, është jashtë rrezikut

Rrethanat! Bejtja u qëllua me armë, Stafuka u plagos pasi mjeti humbi kontrollin

U plagos sot, Bejtja ish-polici që u përfshi në vrasjen e Lamajt, atentati në 2016

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dritan lamaj gentjan bejtja klodjan stafuka plagoset gentjan bejtja dritan lamaj gentjan bejtja klodjan stafuka plagoset gentjan bejtja

Sondazh

Poll