Sport

Zhang darkë me drejtuesit: “Të gjithë së bashku do të jemi në lartësinë e duhur”

9 Janar 2022, 10:33 Nga DOSJA

ITALI – Fillimisht përshëndetja me ekipin dhe njohja me lojtarët e rinj, më pas darka me Simone Inzaghi dhe drejtuesit, administratorët Marotta dhe Antonello, drejtorin sportiv Ausilio dhe zëvendësi i tij Baccin.

Një mbrëmje intensive për presidentin e Interit, Steven Zhang në “Appiano Gentile”, ku mungonte që prej 22 majit, një ditë para festës së “scudetto”-s kundër Udineses. Keqardhja për mungesën e gjatë, komplimentet për trajnerin dhe skuadrën, si dhe besimi në të gjithë grupin, për të tashmen dhe të ardhmen: “Presim angazhime të vështira, por jam i sigurt se të gjithë së bashku do t’ia dalim”,– ka thënë numri një i zikaltërve, siç raporton “Gazzetta dello Sport”.

Rikthimi i tij në “San Siro” është gati, fillimisht për Lazion dhe më pas të mërkurën mbrëma në Superkupën kundër Juventusit, në përpjekje për të fituar trofeun e dytë pas “scudettos”. Axhenda e presidentit Zhang në kthimin e tij në Itali është plot angazhime.

Fillimisht, rinovimi i kontratave të të gjithë komponentëve të fushës teknike, si shenjë konkrete e vlerësimit të punës së deritanishme. Më pas ai i Brozoviçit, që mund të zyrtarizohet në ditët në vijim. Jo ende ai i Inzaghit, të cilin numri një i zikaltërve nuk e ka humbur kurrë mundësinë për ta lavdëruar qoftë edhe nga distanca. Por është vetëm çështje kohe.

Investimet e mundshme në treg janë në tavolinë, për të forcuar më tej ekipin me synimin për të vazhduar të qëndrojë në krye në Itali dhe gjithashtu të jetë në krye në Europë (Digne një emër pëlqehet shumë, siç është edhe Julian Alvarez i River Plate ). Puna për këtë do të nisë të hënën. Por prania e Zhang në Itali do të shërbejë edhe për t’i dhënë dritën jeshile operacionit të rifinancimit të obligacionit 400 milionë euro me “Goldman Sachs”. E ardhmja e Interit është tani.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratorët marotta dhe antonello drejtorin sportiv ausilio fillimisht përshëndetja interi do të zyrtarizojë sponsorin e ri inzaghi me simone inzaghi numri një i zikaltërve steven zhang në “appiano gentile” administratorët marotta dhe antonello drejtorin sportiv ausilio fillimisht përshëndetja interi do të zyrtarizojë sponsorin e ri inzaghi me simone inzaghi numri një i zikaltërve steven zhang në “appiano gentile”

Sondazh

Poll