Art&Argëtim

Tre planete në prapavijë, Meri Shehu: Janari nuk na i hap portat

9 Janar 2022, 15:47 Nga DOSJA
Tre planete në prapavijë, Meri Shehu: Janari nuk na i hap portat

TIRANË– Siç ka treguar edhe më herët astrologia Meri Shehu, viti 2022 i përket shenjës së Peshqve, por Janari nuk do të jetë me të gjitha ngjyrat që pritet të sjellë ndikimi i tyre. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, astrologia e njohur tregon se Janari është muaj që ka tre planete në prapavijë që do të na mbajnë ende pezull e në qetësi.

Jupiteri ka hyrë në shenjën e Peshqve, por Janari është muaj që ende nuk i hap portat siç duam derisa të nisë muaji Shkurt. Dielli është në Bricjap që ka rëndesën e qëllimeve, punën dhe karrierën. Planetët janë të kundërt dhe është një mesazh armik apo detyrim që do të na mbajë të lidhur dhe do shohim rregulla, lidhje, procedura që duhen ndjekur me kujdes.  Gjatë Janarit Afërdita do të jetë e kundërt dhe në Bricjap deri në datën 29 dhe në 14 hyn Mërkuri i kundërt në Ujor, më pas në 25 kthehet i kundërt në Bricjap.

Pra, nga data 29 do të kemi dy planetët kryesorë të jetës së përditshme të kundërt në Bricjap. Pra, do të kërkojnë më shumë të rregullojë gjëra, të vetëpërmbahet e të sqarojë sesa të ecim përpara, është një alarm për kujdes, për ndreqjen e gabimeve, rishikimin apo anulimin e tyre. Janari do të vazhdojë të jetë një muaj i mbushur me rregulla dhe nuk do ta ndiejmë ende euforinë e 2022.

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

horoskopi horoskopi meri shehu meri shehu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Janar 2022, 16:30

FOTO/ Një rubin i vërtetë në Tiranë

Tenute RubinoVerëra ekskluzive për një vend ekskluziv… Shqipërinë. Një firmë e re dhe moderne vreshtarie që synon në përmirësimin e karakteristikave autok...