Art&Argëtim

“Do merresha me veten më shumë”,Fifi tregon se çfarë do bënte ndryshe në BBV

9 Janar 2022, 13:45 Nga DOSJA

KOSOVË- Këngëtarja Filloreta Raçi së fundm ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në rrjetin social Instagram. Fifi tashmë përveçse një këngëtare e njohur për publikun, njihet edhe si një nga pjesëmarrëset e ‘Big Brother Vip’ dhe fansat nuk mund të mos e pyesinin rreth asaj përvoje. E pyetur se çfarë do të ndryshoje nëse do kthehej sërish në BBV, 27-vjeçarja thekson se do të merrej më shumë me veten.

“A kishe bërë diçka ndryshe në BB VIP nëse kishe pasur mundësi të kthehesh?”, e pyeti një ndjekës.

“Mbase nuk do u kisha dhënë vëmendje disave dhe do merresha me veten më shumë.. por edhe nëse përgatitesh në çdo aspekt si emocionalisht si strategjikisht me tipin që kam unë besoj njëjtë do kisha bërë çdo gjë! Pastaj mos të harrojmë, kujdes ju lutem me helmin që lëshoni mbi njerëzit. Nuk është normale të shpërndajmë kaq shumë negativitet dhe unë që jam jashtë dhe e përfshirë akoma në lojë ndihem keq nga komentet e juaja për çdo njeri në atë shtëpi”, -përgjigjet Fifi.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz banoret e big brother vip fifi banoret e big brother vip fifi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Janar 2022, 16:30

FOTO/ Një rubin i vërtetë në Tiranë

Tenute RubinoVerëra ekskluzive për një vend ekskluziv… Shqipërinë. Një firmë e re dhe moderne vreshtarie që synon në përmirësimin e karakteristikave autok...