Art&Argëtim

‘Porta e Ferrit’ do shuhet! Turkmenistani e do të mbyllur, presidenti kërkon ndihmë

9 Janar 2022, 10:16 Nga DOSJA
‘Porta e Ferrit’ do shuhet! Turkmenistani e do të mbyllur,

ASHGABAT- Presidenti i Turkmenistan-it, Gurbanguly Berdymukhamedov deklaroi një ditë më parë se ka urdhëruar shuarjen e “Portës së Ferrit”, gropë gazi që digjet për dekada në një krater të madh shkretëtire, e gjitha për arsye mjedisore dhe shëndetësore.

Vendi, i quajtur gjithashtu “Door to Hell”, ndodhet në mes të shkretëtirës rreth 160 milje në veri të kryeqytetit Ashgabat, dhe është bërë një atraksion për vizitorët e paktë. Vrima, me një diametër prej 69 metrash dhe një thellësi rreth 30 metrash, u formua në vitin 1971 pas dështimit të një operaconi shpimi për nxjerrjen e gazit në kohën e Bashkimit Sovjetik. Gjeologët thuhet se i vunë zjarrin vendit për të parandaluar përhapjen e gazit.

Presidenti i vendit tani dëshiron që zjarri të shuhet për shkak të efekteve të tij negative në mjedis dhe shëndetin e banorëve vendas. Por ai ka edhe një motiv tjetër: paratë. Shuarja e flakëve do të frenonte humbjen e eksporteve të mundshme të gazit, ndaj dhe u ka kërkuar ekspertëve që të gjejnë një zgjidhje.

Marrë nga NY

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete door to hell turkmenistan door to hell turkmenistan

Sondazh

Poll