Sport

Sipas trajnerit Rangnick, mesfushori Pogba mund të rifillojë brenda një muaji…

9 Janar 2022, 07:15 Nga DOSJA
Sipas trajnerit Rangnick, mesfushori Pogba mund të rifillojë brenda

ANGLI – Ndërsa Manchester United do të presë Aston Villa në raundin e tretë të FA Cup të hënën, trajneri i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick tha se mesfushori Paul Pogba pritet të mungojë edhe për “disa javë”.

I dëmtuar në kofshën e djathtë gjatë stërvitjes me kombëtaren franceze nëntorin e kaluar, mesfushori 28-vjeçar, i cili ka luajtur vetëm 13 ndeshje me “Djajtë e Kuq” këtë sezon në të gjitha garat (7 asistime), nuk duhet të jetë në gjendje të kthehet në në fushë për rreth një muaj. Teknikut gjerman, që nuk dëshiron të nxitojë në rikthimin e kampionit të Botës më 2018 në fushën e blertë.

“Më thanë një javë më pare, se do të duheshin të paktën katër ose pesë javë përpara se ai të jetë i aftë për të rifilluar stërvitjen përsëri”, – tha ai në faqen e internetit të United.

Kur ai të kthehet, qoftë dy, tre apo katër javë nga tani, do të duhet ende pak kohë. Është një gjë të jesh fizikisht i gatshëm për të rifilluar stërvitjet, është tjetër gjë të jesh mjaftueshëm në formë për të luajtur një ndeshje të Premier League ose Champions League.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ish-mesfushori i manchester united kapiteni i manchester united manchester united mesfushori paul pogba perballja ndaj manchester united ish-mesfushori i manchester united kapiteni i manchester united manchester united mesfushori paul pogba perballja ndaj manchester united

Sondazh

Poll