Sport

Ndodh edhe në Angli: Leicester-Watford ndërpritet për 5 minuta, ikin dritat…

9 Janar 2022, 07:22 Nga DOSJA
Ndodh edhe në Angli: Leicester-Watford ndërpritet për 5 minuta,

ANGLI – Një situatë e çuditshme ka ndodhur në stadiumin “King Power”, ikin dritat….

Pasditen e kësaj të shtune, ndeshja e turit së 3-të të FA Cup, Leicester-Watford, është ndërprerë nga minuta e 57-të, për shkak të një problemi elektrik të ndriçimit, ndërsa “Dhelprat” udhëhiqnin me rezultatin 3-1.

Gjatë kësaj periudhe 5-minutëshe, stadiumi “King Power”, i zhytur në errësirë, u ndriçua vetëm nga celularët e spektatorëve, të cilëve u bashkuan shumë shpejt tabelat rreth fushës.

Ndeshja u mbyll me fitoren 4-1 të Leicesterit, që u kualifikuar për në turin tjetër. Golat u shënuan nga Tielemans (7’) me penallti, Maddison (25’), Barnes (54’) dhe Albrigton (85’), ndërkohë që Joao Pedro (27’) realizoi golin e vetëm për Watford.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “dhelprat” udhëhiqnin futbollisti i leicester i zhytur në errësirë leicesterit në stadiumin “king power” pasditen e kësaj të shtune stadiumin "leicester city" të londrës “dhelprat” udhëhiqnin futbollisti i leicester i zhytur në errësirë leicesterit në stadiumin “king power” pasditen e kësaj të shtune stadiumin "leicester city" të londrës

Sondazh

Poll