Bota

Talibanët arrestojnë profesorin afgan pas kritikave në mediat sociale

9 Janar 2022, 10:39 Nga DOSJA
Talibanët arrestojnë profesorin afgan pas kritikave në mediat

KABUL- Një profesor afgan është arrestuar, pas kritikave në rrjete sociale për regjimin e ashpër të talebanëve. Mediat e huaja raportojnë se Faizullah Jalal, i cili kritikoi hapur regjimin e vijës së ashpër të talebanëve, është arrestuar në Kabul.

Profesor Faizullah Jalal ka bërë disa paraqitje në emisione televizive që kur qeveria e mëparshme e mbështetur nga SHBA u rrëzua në gusht, duke fajësuar talebanët për përkeqësimin e krizës financiare dhe duke i kritikuar ata për sundimin me forcë.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid shkroi në Twitter se Xhelal ishte arrestuar të shtunën për deklaratat që ai bëri në mediat sociale në të cilat ai “po përpiqej të nxiste njerëzit kundër sistemit dhe po luante me dinjitetin e njerëzve”. Ndërkohë ai shtoi se profesori është arrestuar që të tjerët të mos bëjnë komente të ngjashme të pakuptimta.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll