Bota

Omicron po bën “namin”/ Infektimet rriten me 270%, Europa më e goditura

9 Janar 2022, 10:38 Nga DOSJA
Omicron po bën “namin”/ Infektimet rriten me 270%, Europa

EUROPË– Më shumë se 2 milionë raste të infektuara nga koroanvirusi u regjistruan mesatarisht çdo ditë në botë në javën e parë të 2022. Numri është dyfishuar në krahasim me 10 ditë më pare, duke shënuar rritje me 270% që nga fundi i nëntorit 2021 kur u zbulua varianti Omicron në Afrikën e Jugut dhe Botsvana.

Evropa në “zemër” të pandemisë

Shumica dërrmuese e rasteve të reja janë në Evropë (7,211,290 raste në 7 ditë) dhe në Shtetet e Bashkuara e Kanada (4,808,098 raste). Këto “zona” përbëjnë përkatësisht 49% dhe 33% të rasteve të regjistruara në një javë në mbarë botën.

Rekord edhe në Afrikë

Vetëm Afrika aktualisht po regjistron qindra mijëra raste çdo ditë, megjithatë, vala aktuale e infeksioneve nuk shoqërohet me rritje të fataliteteve. Në 7 ditët e fundit në botë janë regjistruar mesatarisht 6237 vdekje çdo ditë, numri më i ulët që nga fundi i tetorit 2020, pra për gati 15 muaj.

Marrë nga Zougla.gr

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota koronavirusi ne europe omicron koronavirusi ne europe omicron

Sondazh

Poll