Sport

Post-Covid, Lionel Messi vazhdon stërvitjet për riaftësimin, humb ndeshjen me Lyonin

9 Janar 2022, 07:04 Nga DOSJA
Post-Covid, Lionel Messi vazhdon stërvitjet për riaftësimin, humb

FRANCE Lionel Messi nuk do të udhëtojë me PSG për në Lyon këtë të dielë (20:45), në kuadër të ndeshjes së javës së 20-të të Ligue 1.

“Pleshti”, i cili ishte infektuar me Covid-19 gjatë pushimeve të tij në Argjentinë, ka mbetur në qendrën stërvitore të parizienëve. Edhe pse ka nisur që të enjten, atij i duhet të rikuperohet në një gjendje më e mirë fizike përpara se të rifillojë garat.

Në një “përditësim mjekësor” të publikuar të shtunën, PSG ka treguar se “Lionel Messi do të vazhdojë protokollin e tij individual të riaftësimit pas Covid gjatë ditëve në vijim”.

Ndërkohë klubi kryeqytetas ka treguar gjithashtu se rikthimi në stërvitje i Neymar (dëmtim i kaviljes) është “ende i planifikuar për rreth tre javë”.

PSG saktëson se Angel Di Maria, Julian Draxler, Danilo Pereira, Layvin Kurzawa dhe Gianluigi Donnarumma vazhdojnë izolimin e tyre për shkak të Covid-19, kurse Alexandre Letellier vazhdon të jetë i dëmtuar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentinasi lionel messi i cili ishte infektuar me covid-19 lionel messi nuk do të udhëtojë me psg pleshti psg saktëson se angel di maria ylli argjentinas lionel messi argjentinasi lionel messi i cili ishte infektuar me covid-19 lionel messi nuk do të udhëtojë me psg pleshti psg saktëson se angel di maria ylli argjentinas lionel messi

Sondazh

Poll