Bota

Protestat e dhunshme në Kazakistan/ Nisin hetimet, mbi 5 mijë persona të arrestuar

9 Janar 2022, 09:13 Nga DOSJA
Protestat e dhunshme në Kazakistan/ Nisin hetimet, mbi 5 mijë persona

KAZAKISTANNë Kazakistan së fundmi janë arrestuar mbi 5,100 persona që morën pjesë në trazirat e dhunshme në disa rajone të vendit. Mediat e huaja raportojnë se sipas Ministrisë së Brendshme kanë filluar 125 hetime paraprake për vrasje, dhunë ndaj zyrtarëve të qeverisë, grabitje dhe vjedhje.

“Deri tani, 5,135 njerëz janë arrestuar në të gjithë Kazakistanin,” -tha ministri i Brendshëm, Yerlan Turgumbayev.

Ndër të tjera ai theksoi se gjatë trazirave, më shumë se 400 automjete u dëmtuan dhe u shkatërruan, duke përfshirë 346 automjete të policisë. Grabitësit kanë plaçkitur më shumë se 100 objekte të mëdha tregtare dhe banka.

Protestat shpërthyen në disa qytete të Kazakistanit më 2 janar, duke u përshkallëzuar në trazira masive me ndërtesat qeveritare që u plaçkitën dhe u dogjën në disa qytete disa ditë më vonë. Dhuna që pasoi la shumë njerëz të plagosur, ndërsa raportohet edhe për viktima. Më pas, presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev iu drejtua Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) duke kërkuar ndihmë nga blloku i udhëhequr nga Rusia. Rendi dhe ligji kanë marrë situatën nën kontroll por akoma situata mbetet e tensionuar në Almaty.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota arrestohen 5 mije persona protesta ne kazakistan arrestohen 5 mije persona protesta ne kazakistan

Sondazh

Poll