Aktualitet

Trazirat në PD/ DW: Sulm i mbështetësve të Berishës, u pritën me spray nga Basha

9 Janar 2022, 07:05 Nga DOSJA
Trazirat në PD/ DW: Sulm i mbështetësve të Berishës, u

Lufta e brendshme në Partinë Demokratike (PD) arriti një acarim të skajshëm të shtunën (08.01) kur mbështetës të ish-liderit historik të forcës më të madhe opozitare në Shqipëri, ish-kryeministrit Sali Berisha, sulmuan dhe ushtruan dhunë në selinë e saj për të larguar prej saj lidershipin aktual të PD-së dhe për ta marrë nën kontroll selinë. Grupimi i mbështetësve të Berishës, i krijuar prej vetë atij, synon të largojë nga drejtimi i PD-së, kreun e saj, Lulzim Basha, të cilin e akuzon si “të marrë peng nga kryeministri Edi Rama”.

Protestuesit thyen xhamat e derës kryesore dhe hynë në katin e parë të selisë, dyert e së cilës ishin të blinduara, pasi protesta dhe qëllimi i sa ishin të paralajmëruara disa ditë më parë. Ata hynë në seli nga dritaret dhe ballkonet e katit të dytë, duke përdorur shkallë prej hekuri, që i kishin marrë me vete dhe thyen xhamat me gurë e sende të tjera të forta, por u pritën me spray nga brenda selisë. „ Aktet e sotme të dhunës ndaj PD sjellin izolimin përfundimtar të Sali Berishës dhe një largim të turpshëm nga politika”, reagoi përmes një deklarate lidershipi aktual i PD-së, i cili kërkoi ndërhyrjen e policisë “për të ndaluar gjakmarrjen dhe shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve”, u theksua në deklaratë.

Thirrje të faktorit ndërkombëtar: Refuzoni dhunën

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në një reagim në twitter u bëri thirrje protestuesve “të refuzojnë dhunën”. “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e tensioneve në selinë e PD-së dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës të refuzojnë dhunën dhe të veprojnë qetësisht. Ata që nxisin dhunën dhe minojnë sundimin e ligjit do të mbajnë përgjegjësi”, theksohet në reagimin e saj. Edhe Prania e OSBE-së në Tiranë u bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje. ”Nxisim gjithë aktorët e përfshirë të përmbahen nga çdo akt dhune dhe të vlerësojnë policinë në ruajtjen e rendit publik. Protestat paqësore janë në thelb të demokracisë”, theksoi OSBE në reagimin e saj.

Policia përdor gaz lotsjellës

Ndërhyrja e policisë dhe gazit lotsjellës solli shpërndarjen e shpejtë të protestuesve. Selia e PD-së u mor nën kontroll nga policia. Shumë nga protestuesit u lënduan nga gazi lotjellës, Gledian Muraj, një prej protestuesve të lënduar, thotë për DW, se “është anëtar i Forumit rinor të PD-së dhe lidershipi i saj aktual është përgjegjës për situatën e veshtirë ku ndodhet sot PD dhe vendi nga ku çdo ditë po largohet rinia”.

Një tjetër prostuese, Manjola Nikollo, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Sarandë thotë për DW, se “është e papranushme lëndimi dhe mbytja me gaz lotsjellës, që Lulzim Basha i kërkoi policisë të përdorë kundër nesh”. Prokuroria ka marrë në dorë sigurimin e provave materiale për të hetuar dhe zbardhur sulmin ndaj selisë së PD-së, të cilësuar në një deklaratë të Policisë së Shtetit si “i paligjshëm” dhe për të çuar para drejtësisë autorët e tij. Ish-kryeministri Berisha deklaroi para mbështetësve të tij se protestat do të vazhdojnë./DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll