Aktualitet

VD-Salianji u fotografua me shkop, Basha: S’kam parë njeri me hunj në duar

8 Janar 2022, 17:44 Nga DOSJA
VD-Salianji u fotografua me shkop, Basha: S’kam parë njeri me hunj

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka parë asnjë person me shkop në duar. Përpara mediave, i pyetur nëse kishte persona me shkopinj, Basha tha se nuk kishte parë asnjë person që të kishte hunj apo shkopinj në duar.


Pjesë nga biseda:

Pyetje: Po personat me hunj në duar

Lulzim Basha: Nuk kam parë njeri me hunj e shkopinj në duar, nuk di gjë.

Ndërkohë, ditën e sotme, personi që është filmuar në hyrje të selisë së Partisë Demokratike ishte Ervin Salianji. Deputeti i PD-së mbante në dorë një shkop të madh, për arsye që nuk dihen. 

LAJM KRYESOR:Selia e PD e shkatërruar! Basha fton gazetarët në seli, Bardhi përplaset me policinë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore

Sondazh

Poll