Politike

VD-Basha: Nuk kam kërkuar ndihmë nga policia për asnjë çast!

8 Janar 2022, 17:58 Nga DOSJA
VD-Basha: Nuk kam kërkuar ndihmë nga policia për asnjë

TIRANË- Kryeopozitari Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka qenë ai që ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në protestën e sotme. Në një konferencë për mediat, Basha tha se njoftimi i PD-së që kërkonte ndërhyrjen e Policisë ishte rikujtesë për institucionet që nuk po kryenin detyrën e tyre.

Pyetje: Ju keni deklaruar se nuk e njihni Policinë e Shtetit, se është policia e krimit, pse kërkuat ndërhyrjen e tyre sot?


Lulzim Basha: Unë personalisht nuk kam lajmëruar për asnjë çast Policinë e Shtetit, për asnjë çast. Pyetja që një media e pavarur duhet të shtrojë, është përse nuk ndërhyri Policia e Shtetit kur nisi dhuna? Katër orë më parë duhet t’ja kishit shtruar policisë, një nga kolegët që mbulon atë institucion.

Pyetje: Është njoftimi i Partisë Demokratike që thoshte që policia duhet të ndërhyjë?

Lulzim Basha: Të rikujtosh institucionet për detyrën e tyre është tjetër gjë. Ata paguhen me taksat e shqiptarëve…

LAJM KRYESOR:Selia e PD e shkatërruar! Basha fton gazetarët në seli, Bardhi përplaset me policinë

(I.A;f.m/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll