Bota

Aksident i rëndë në Brezovicë/Përplasen dy makina, 6 persona të plagosur

8 Janar 2022, 15:10 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Brezovicë/Përplasen dy makina, 6

KOSOVË – Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 09:00 në aksin rrugor Brezovicë-Shtërpcë në Kosovë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur 6 persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri njoftimin teksa tha se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Ai tha se pesë prej tyre janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa njëri është dërguar në QKUK (Qendra Klinike Universitare e Kosovës) në Prishtinë.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Brezovicë – Shterpcë , ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes dy automjeteve të udhëtarëve me targa vendore, përvec dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore kanë pësuar 6 persona të cilet pasi kanë pranuar ndihmën mjekësore në Shtërpcë, janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj. Pesë persona prej tyre po trajtohen në Ferizaj , ndërsa njeri është dërguar në QKUK – Prishtinë . Njësia e Komunikacionit rrugor po e heton rastin!”, u shpreh Veseli.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora 6 te plagosur aksident në kosovë brezovice 6 te plagosur aksident në kosovë brezovice

Sondazh

Poll