Bota

Dërgohet me helikopter ushtarak në spital, ushtari i Maqedonisë së Veriut humb jetën

8 Janar 2022, 10:21 Nga DOSJA
Dërgohet me helikopter ushtarak në spital, ushtari i Maqedonisë

KOSOVË- Një pjesëtarë i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën në spitalin e Prishtinës. Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ushtari u dërgua me helikopter me urgjencë në spiatlin e P rishtinës, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Në mbrëmje, rreth orës 18.15, në spitalin e Prishtinës, Kosovë, ka ndërruar jetë një ushtar profesionist 44 vjeçar me iniciale I.Q., i cili bënte pjesë në kontingjentin e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR-it. Me helikopter ushtarak, i shoqëruar nga personeli mjekësor ushtarak, ai është dërguar në institucionin më të afërt shëndetësor, në këtë rastin, në Spitalin e Prishtinë, ku pas mbërritjes i është bërë reanimacioni, por pas një kohe të shkurtër mjekët kanë konstatuar vdekjen, me gjasë sipas informacioneve të para nga një sulm në zemër,“-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni humb jetën ushtari maqedonia e veriut prishtine ushtari humb jetën ushtari maqedonia e veriut prishtine ushtari

Sondazh

Poll