Bota

Aksioni i policisë në Kosovë, sekuestrohen 272 pajisje për prodhim të kriptovalutave

8 Janar 2022, 10:01 Nga DOSJA
Aksioni i policisë në Kosovë, sekuestrohen 272 pajisje për

KOSOVË- Policia e Kosovës ka sekuestruar 272 aparate për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Trebicë të Leposaviçit. Ka qenë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ai që raportoi se gjatë aksionit edhe një person është arrestuar.

‘Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave.  Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe u arrestu një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente.  Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, ka shkruar Sveçla.

Aksioni i policisë filloi pasi Ministrja Artane Rizvanolli morri vendimin për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë. Rizvanolli njoftoi se këtë vendim e ka marrë me rekomandimet e Komitetit Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kriptovaluta ne kosove kriza energjitike ne kosove kriptovaluta ne kosove kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll