Bota

‘Rebelët’ e vaksinimit në Itali shijojnë dy ditët e fundit të lirisë

8 Janar 2022, 08:30 Nga DOSJA
‘Rebelët’ e vaksinimit në Itali shijojnë dy

ITALI – Italianët e pavaksinuar duket se po shfrytëzojnë në maksimum këto dy ditët e fundjavës, pasi duke nisur nga e hëna, datë 10 Janar, ata do të përballen me një sërë kufizimesh, duke nisur nga hyrja në restorante, hotele, transport dhe palestra.

Sipas mediave italiane, këto janë orët e fundit për “rebelët”  për të shijuar një drekë në restorant ose një qëndrim në hotel apo një udhëtim në metro.

Nga e hëna, 10 janar, personat e pavaksinuar do të mund të udhëtojnë vetëm me makinë ose taksi private. Sepse për të hipur në një avion, një tren, një anije, një autobus në qytet ose në metro, do t’ju duhet leja ‘Super Green’.

Gjithashtu, për të qëndruar në hotel, për t’u ulur në tavolinën e një lokali ose restoranti jashtë ose në banak, do të jetë e nevojshme të tregohet ‘Super Green’.

Marrë nga tgcom24.mediaset.it

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota te pavaksinuarit ne itali vaksinimi ne itali te pavaksinuarit ne itali vaksinimi ne itali

Sondazh

Poll