Bota

Kaos në Kazakistan/Dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur,vendet e huaja marrin masa

8 Janar 2022, 08:46 Nga DOSJA
Kaos në Kazakistan/Dhjetëra të vrarë e qindra të

KAZAKISTAN- Protestat, të drejtuara fillimisht kundër rritjes së çmimit të gazit, janë kthyer në protesta masive antiqeveritare në Kazakistan duke shkaktuar incidente të rënda, ku kanë mbetur të vrarë dhjetëra persona dhe qindra të plagosur. Pas 4 ditësh protestë focat e sigurisë kanë rimarrë kontrollin në rrugët e qytetit të Almatit. Presidenti i vendit Kasim-Yomart Tokayev në urdhrin e tij të fundit u ka thënë ushtarëve që të qëllojnë pa paralajmëruar në drejtim të protestuesve për të shuar kryengritjen. 

Mes protestave të dhunshme është arrestuar sot ish-kreu i agjencisë së brendshme të inteligjencës së Kazakistanit, Karim Masimov. Arrestimi ka ardhur pasi ai u pushua nga puna, nën akuzat e tradhtisë së lartë. Nga ana tjetër duke parë përshkallëzimin e situatës Gjermani ka pezulluar eksportin e armëve më Kazakistanin.

Protesta prej katër ditësh në Kazakistan detyruan presidentin Kasim-Yomart Tokayev  të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe në një deklaratë theksoi se rreth 20 000 kriminelë kanë sulmuar Almatyn, në qendër të protestave të shkaktuara nga rritja e karburantit në Kazakistan. Ndërsa situata e vendit duket se po del nga kontrolli presidenti pa të arsyeshme të kërkonte ndihmën e Rusisë, ku tashmë forcat ushtarake kanë “rivendosur kontrollin” mbi aeroportin e Almatyt. Ndërkohë edhe Kina dhe Turqia  kanë dërguar forca ushtarake në shuarjen e kryengritjes. Prania e tyre do të jetë e përkohëshme. 

Zhvillimet: 

Traziat në Kazakistan/ Gjermania pezullon eksportin e armëve

Protestat në Kazakistan/ Arrestohet ish-shefi i sigurimit kombëtar për tradhti

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota karim masimov kasim yomart tokayev protesta ne kazakistan karim masimov kasim yomart tokayev protesta ne kazakistan

Sondazh

Poll