Politike

Ambasada gjermane: Në politikën demokratike nuk ka vend për dhunë

8 Janar 2022, 11:53 Nga DOSJA
Ambasada gjermane: Në politikën demokratike nuk ka vend për

TIRANË– Ambasada gjermane ka reaguar pas tensioneve që kanë ndodhur ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Ambasada kërkon që të mos ketë dhunë pasi kjo përfshihet në politikën e vendeve demokratike.

MESAZHI:

Ambasadori Zingraf mbështet deklaratën e mëposhtme te Delegacionit të BE-së. Në politikën demokratike nuk ka vend për dhunë.
„Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE.“

LAJMI KRYESOR: ‘Luftë’/ Berisha rrethon godinën, dhunë nga brenda, disa të lënduar! PD: Ai do gjak!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll