Politike

Incidente dhe dhunë në protestën e Berishës, REL: Tension i lartë në selinë e PD-së

8 Janar 2022, 11:51 Nga DOSJA
Incidente dhe dhunë në protestën e Berishës, REL: Tension i

TIRANË- Në Shqipëri, tensioni është i lartë në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, ku mbështetës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i janë përgjigjur thirrjes së tij për marrjen nën kontroll të ndërtesës ku po qëndron kryetari demokrat, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të partisë, raporton Zëri i Amerikës (VOA). Dera kryesore e selisë është hapur me forcë, përpara orës 12:00 e cila është ora në të cilën ishte thirrur protesta. Xhamat e saj janë thyer por protestuesit janë ndalur në pjesën e hollit, ku mesa duket janë gjendur përpara një tjetër porte të cilën nuk kanë mundur ta hapin.

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha ka folur para mediave duke kërkuar qetësi nga mbështetësit e tij që janë tubuar para selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

“Ruani qetësinë. Kjo është fytyra e vërtetë kriminale e Lulzim Bashës”, ka deklaruar Berisha në një prononcim para gazetarëve.

“Lulëzim hiq dorë nga dhuna”, ka bërë thirrje Berisha duke e quajtur tubimin protestë paqësore.

Më herët anëtari i kryesisë, Roland Bejko nuk u lejua të hyjë në seli. Që në oborrin e selisë ai u bë objekt fyerjesh, si dhe sulmesh fizike, duke u detyruar të kthehet pas.

Mbështetësit e ish-kryeministrit e pritën me brohoritje këtë të fundit kur ai mbërriti në oborrin e selisë qendrore të partisë. Berisha përsëriti dhe sot se kjo është një protestë paqësore, por situata duket tejet e ndezur. Ka pasur edhe hedhje gazi lotjsellës në selinë e PD-së nga mbështetësit e Bashës, ndërsa disa protestues po tentojnë që të arrijnë në katin e dytë të ndërtesës.

Mbi gjendjen e krijuar ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim. Në një postim në Twitter ajo shkroi se: “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të veprojnë qetësisht. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”.

Dhunën para selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, e ka dënuar edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

“Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e PD-së. I bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin dhunën. Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike dhe ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale”, thuhet në reagim.

Protesta e sotme shënon kulmin e një lëvizje që Berisha ndërmori ndaj kryetarit Basha, pas vendimit të këtij të fundit për ta lënë jashtë grupit parlamentar, për shkak të vendimit të Shteteve të Bashkuara që e shpallën non grata ish-kryeministrin.

Më 18 dhjetor 2021, Berisha inicioi një referendum, përmes së cilit u tha se Basha “u shkarkua” nga kreu i PD-së. Ndryshe, Sali Berisha dhe anëtarë të familjes së tij u shpallën persona “non grata” nga Shtetet e Bashkuara në maj të vitit 2021. SHBA-ja tha se Berisha ishte përfshirë në korrupsion të gjerë.

Marrë nga;REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll