Politike

Pas SHBA, edhe Anglia e ashpër: Marrëveshje me dialog! Jo për interesa individuale

8 Janar 2022, 11:39 Nga DOSJA
Pas SHBA, edhe Anglia e ashpër: Marrëveshje me dialog! Jo për

TIRANË– Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka bërë një thirrje për “paqe” në selinë e Partisë Demokratike ku edhe po zhvillohet protesta. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ai shkruan se palët duhet që të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje, ndërsa shton se e gjitha duhet të jetë në interes të popullit dhe jo të interesave personale.

Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar për përdorimin e forcës nga protestuesit në selinë e Partisë Demokratike. Ne i bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve që të shmangin dhunën. Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike dhe ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale,”-shkruan ai.

LAJMI KRYESOR: VD-Plas në PD/ Mbështetësit e Berishës shqyejnë derën, futen në seli! Goditet Bejko

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll