Politike

TENSIONET në PD, Meta: Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangni dhunën

8 Janar 2022, 11:51 Nga DOSJA
TENSIONET në PD, Meta: Bëj thirrje për ruajtjen e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta kërkon që të shmanget dhuna në selinë e Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta bën thirrje për ruajtje të qetësisë dhe të shmangies së dhunës. Sipas kreut të shtetit është e domosdoshme që të gjendet zgjidhja e menjëhershme për të gjithë demokratët.

REAGIMI:

Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë! Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.

LAJMI KRYESOR:VD-Plas në PD/ Mbështetësit e Berishës shqyejnë derën, futen në seli! Goditet Bejko

(A.B)Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta perplasje ne partine demokratike ilir meta perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll