Bota

Protestat në Kazakistan/ Arrestohet ish-shefi i sigurimit kombëtar për tradhti

8 Janar 2022, 07:52 Nga DOSJA
Protestat në Kazakistan/ Arrestohet ish-shefi i sigurimit kombëtar

KAZAKISTAN- Ish-kreu i agjencisë së brendshme të inteligjencës së Kazakistanit është arrestuar. The guardian raporton se Karim Masimov është arrestuar nën dyshimin për tradhti të lartë, pasi ai u pushua nga puna mes protestave të dhunshme.

Karim Masimov u pushua nga puna këtë javë ndërsa trazirat u ndezën në të gjithë vendin, me dhjetëra të vrarë dhe ndërtesa publike të shkatëruara, madje dhe të përfshira nga zjarret.

Pas disa ditësh mes trazirave të dhunshme nga protestuesit, forcat e sigurisë duket se morrën kontrollin në rrugët e qytetit kryesor të Kazakistanit dhe presidenti Kassym-Jomart Tokayev i mbështetur nga Rusia, urdhëroi trupat e tij të qëllonin për të vrarë për të kontrolluar kryengritjen. Sipas të dhënave ruse, ushtarët tashmë kanë “rivendosur kontrollin” mbi aeroportin e Almatyt, qyteti më i madh në vend. Sapo mbërritën, ata filluan të “përmbushin misionet që u ishin besuar”.

(f.i/dosja/al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota karim masimov kazakistan protestat ne kazakistan karim masimov kazakistan protestat ne kazakistan

Sondazh

Poll