Aktualitet

EMRI/ 3-vjeçari u mbyt me kapuçin e xhupit, arrestohet edukatorja e kopshtit në Fier

8 Janar 2022, 08:29 Nga DOSJA
EMRI/ 3-vjeçari u mbyt me kapuçin e xhupit, arrestohet edukatorja

FIER- Edukatorja Redina Binjaku, 27-vjeça është arrestuar sot nga Policia e Fierit. Prangosja e saj erdhi pas ngjarjes tragjike që tronditi dje këtë qytet, ku u raportua se një 3 vjeçar kishte ndërruar jetë si pasojë e mbytjes gjatë kohës që kishte qenë në kopësht.

Nga ekspertiza rezultoi që 3 vjeçari kishte mbërritur i vdekur në spital dhe kishte një shenjë në grykë e cila ishte shkaktuar nga kapuçi i xhupit të tij.

Sot policia ka arrestuar edukatoren e kopshtit, Redina Binjaku 27 vjeçare, me akuzën se ishte treguar e pakujdesshme ndërkohë që fëmija i mitur ishte nën përgjegjësinë e saj.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fier policia fier vdes 3 vjecari ne fier fier policia fier vdes 3 vjecari ne fier

Sondazh

Poll