Aktualitet

FOTO/Kjo është studentja shqiptare në Itali që vdiq në aksidentin në Kalimash

8 Janar 2022, 09:11 Nga DOSJA
FOTO/Kjo është studentja shqiptare në Itali që vdiq në

KALIMASH – Kjo është Edjona Sala, studentja shqiptare në Itali, e cila humbi jetën ditën e djeshme në një aksident rrugor brenda tunelit të Kalimashit. E reja ishte pasagjere dhe ka ndërruar jetë nga përplasja e fortë.

Sala udhëtonte në mjetin me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci nga Shkopeti, në kohën kur ky i fundit ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën e tij.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja Edjona Sala, e cila gjendej në mjetin që drejtohej nga Malçi, ndërsa ky i fundit së bashku me Mariglen Gjokën dhe Sandra Begën kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekimin në spital.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tunelin e kalimashit edjona sala gjino malci aksident ne tunelin e kalimashit edjona sala gjino malci

Sondazh

Poll