Aktualitet

Ambasada e SHBA thirrje vajzave nga 10-18 vjeçe: Bëhuni pjesë e ‘Technovation Girls’

8 Janar 2022, 08:13 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA thirrje vajzave nga 10-18 vjeçe: Bëhuni pjesë e

TIRANË – Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një njoftim në profilin zyrtar në Facebook, ku bën me dije se këndi amerikan në Shqipëri ofron mundësi për vajzat nga 10-18 vjeçe për t’u bërë pjesë e klubit “Technovation Girls”. Në njoftim thuhet se ky program do t’i ndihmojë vajzat e reja të bëhen sipërmarrëse dhe udhëheqëse në fushën e teknologjisë.

Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

Je një vajzë nga 10 deri 18 vjeç, e interesuar për teknologjinë dhe sipërmarrjen? Këndi ynë Amerikan në Tiranë po pranon ende aplikime për Klubin “Technovation Girls”. Ky program do t’i ndihmojë vajzat e reja të bëhen sipërmarrëse dhe udhëheqëse në fushën e teknologjisë. Me mbështetjen e mentorëve tanë të përkushtuar, vajzat do të punojnë në ekipe për të krijuar aplikacionet për celularë që trajtojnë problemet e botës reale. Bashkohuni tani duke plotësuar formularin përpara datës 9 janar 2022: https://cutt.ly/MU0nJvz

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba ne tirane ambasada e shba ne tirane

Sondazh

Poll